Ilustrim
BQK: Diaspora shpenzoi rreth 15% më shumë se vitin e kaluar për udhëtim drejt Kosovës
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar të dhënat e fundit rreth shërbimeve në vend.
Sipas BQK-së, shërbimet deri në qershor 2023 kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë 553.2 milionë euro, që paraqet rritje prej 36% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 (407.8 milionë euro).
“Kategoria kryesore e shërbimeve janë shërbimet e udhëtimi. Vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë shërbimet e udhëtimit kanë arritur vlerën 141.3 milionë euro, vitin e kaluar në këtë periudhë kanë qenë 132.3 (7 % më të ulëta se këtë vit)” – thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore të Kosovës.
“Rreth 90% e shpenzimeve të udhëtimit në Kosovë, përkatësisht 126.6 milionë euro janë shpenzimet e diasporës. Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, diaspora këtë vit ka shpenzuar rreth 15% më shumë” – thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, para shpenzuan edhe kosovarët për udhëtim jashtë vendit.
“Gjatë muajin qershor kanë arritur vlerën 58.9 milion euro që paraqet rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, prej të cilave rreth 46% janë shpenzimet në Shqipëri” – thuhet në njoftim.