Botohet libri për jetën artistike të Muharrem Qenës

Sot ka dalë nga shtypi libri “Muharrem Qena-Ëndërrimtari” me autorë dramaturgun Arian Krasniqi dhe regjisoren Arzana Kraja.

Ky libër përmbledh profilin e aktorit, regjisorit, dramaturgut dhe muzikantit Muharrem Qena.

“Në bashkautorësi me kolegen Arzana Kraja, kemi arritë të sjellim profilin e gjithanshëm artistik, krijues e njerëzor të Muharrem Qenës”, ka shkruar Krasniqi.

Libri është botuar nga organizata jo-qeveritare “Integra.”