Zelenskyy: Ukraina fitoi rastin kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelenskyy ka thënë se Ukraina ka fituar rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë sa i përket pushtimit rus.

Ai përmes rrjetit social Twitter është shprehur se GJND ka udhëruar Rusinë për ndalje të menjëhershme të pushtimit.

“Ukraina mori nj fitore të plotë në çështjen e saj kundër Rusisë në Gjykatën Ndrëkombëtare të Drejtsisë. GJND-ja urdhroi ndalimin e menjëhershëm të pushtimit. Urdhëri është i detyrueshëm sipas ligjit ndrëkombëtar. Rusia duhet ta respektoj menjëherë. Injorimi i urdhrit do ta izolojë edhe më tej Rusinë”, ka thënë Zelenskyy.