Ilustrim

Bizneset hezitojnë t’i punësojnë nxënësit e diplomuar në arsim profesional

Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer auditimin e performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”.

Sipas Auditorit, shumë nxënës që diplomojnë si agjent të shitjes, saldator, kuzhinier apo automekanik nuk mund të gjejnë një vend pune, pasi bizneset hezitojnë t’i punësojnë ata.

“Sipas bizneseve të vendit, profesionet më të nevojshme për ta janë ato për të cilat veçse ofrohen profile nëpër IAAP (shembull: agjent distributor i shitjes, saldator, kuzhinier dhe automekanik ndër të tjerë). Ndërkaq, edhe pse diplomojnë shumë nxënës në këto fusha të kërkuara, ka biznese që ende hezitojnë t’i punësojnë ata”, thuhet në raport.

Sipas autorit,  nga sektorët e prodhimit, tregtisë, ndërtimtarisë dhe shërbimeve janë anketuar 100 biznese nga Oda Ekonomike e Kosovës për të marrë opinionin e tyre për sistemin e arsimit në Kosovë.

“Skepticizmi i tyre dëshmohet kur vetëm 0.8% nga ta mendojnë se sistemi arsimor është i mirë apo nuk ka nevojë për përmirësim, ndërsa 5.7% mendojnë se sistemi arsimor është tërësisht i dështuar. Ky mosbesimi i bizneseve vjen si rezultat i mungesës së shkathtësive të veçanta të cilat nuk gjinden tek të diplomuarit e Institucioneve të Arsimit Profesional”, ka shtuar auditorit.

Auditori ka theksuar se ky mosbesimi i bizneseve vjen si rezultat i mungesës së shkathtësive të veçanta të cilat nuk gjinden tek të diplomuarit e IAAP-ve.

Mw tej wshtw theksuar se sfidë tjetër sipas bizneseve është edhe mos funksionimi i bashkëpunimit mes bizneseve dhe Istuticioneve tw Arsimit Profesional.

“Sipas tyre, kjo rezulton nga mos-interesimi i IAAP-ve për bashkëpunim, barra e angazhimit të një mentori për monitorim të kandidatëve, siguria dhe shëndeti në punë si dhe paqartësitë në bashkëpunim. Mungesa e bashkëpunimit në mes të komunitetit të biznesit, institucioneve qendrore dhe IAAP-ve është identifikuar edhe nga MPMS-ja në Strategjinë Sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale 2018-2022”, thuhet mw tej.

Nw fund, auditori ka theksuar se komuniteti i biznesit nuk qenë pjesë e fushëveprimit të këtij auditimi, megjithatë këndvështrimet e këtij komuniteti lidhur me zhvillimet në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional dhe përgatitjen e kuadrove për tregun e punës janë shumë të rëndësishme.

Ky auditim ka përfshirë një vlerësim të aktiviteteve dhe masave të ndërmarra gjatë vitit shkollor 2018/2019, ndërkaq për kryerjen e analizave krahasimore do të merren aktivitetet dhe masat e ndërmarra gjatë viteve shkollore 2017/2018 dhe 2019/2020.

Auditimi ka vlerësuar procesin e hartimit dhe rishikimit të kurrikulave të profileve të AAP-së, procesin e zhvillimit, verifikimit dhe rishikimit të standardeve të profesionit, procesin e ofrimit të mësimit praktik në punëtoritë e IAAP-ve dhe procesin e realizimit të praktikës profesionale në biznese.