Biden nënshkruan projektligjet e sanksioneve që synojnë naftën ruse dhe tregtinë me Rusinë dhe Bjellorusinë

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten dy projektligje që vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Sanksionet shënojnë lëvizjen e fundit të administratës për të ndëshkuar të dy vendet për  pushtimin e vazhdueshëm vdekjeprurës të Ukrainës nga Rusia dhe hera e parë që sanksionet në përgjigje të luftës vijnë nga Kapitol Hill.

Një projektligj pezullon marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë, duke ndëshkuar vendet duke i hapur rrugën tarifave më të larta për importet prej tyre. Tjetri ndalon importet e energjisë nga Rusia, duke përfshirë naftën, qymyrin dhe gazin natyror.

Senati  miratoi njëzëri  dy masat të enjten në mëngjes. Ndërsa Dhoma votoi me shumicë dërrmuese për të miratuar legjislacionin, projektligjet u përballën me më shumë kundërshtime atje./CNN