Biblioteka e Gjilanit liron nga pagesa lexuesit e saj

Nga 1 janari 2021, Biblioteka e Qytetit në Gjilan, “Fan S. Noli” ka liruar nga pagesa e anëtarësisë të gjithë lexuesit e saj për 3 mujorin e parë të këtij viti.

Vendimin për lirimin e lexuesve nga pagesa është marrë nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, duke iu referuar situatës së krijuar nga pandemia.

Përmes një njoftimin në Facebook, Komuna e Gjilanit ka njoftuar për vendimin për lirim nga pagesa për tre muaj për gjithë lexuesit e bibliotekës.

“Nga 1 janari, Biblioteka e Qytetit në Gjilan, ka liruar nga pagesa e anëtarësisë të gjithë për 3 mujorin e parë të vitit 2021. Ndryshe, deri tani, në pagesa e anëtarësisë për sektorin e fëmijëve ka qenë 3 euro, për të rriturit 5 euro, ndërsa për studentët 7 euro”, thuhet ndër të në tjera në njoftimin e Komunës së Gjilanit në Facebook.