Betohet Qeveria e re e Kosovës

Qeveria e re e Kosovës është betuar sot në seancën e Kuvendit që u mblodh për votimin e saj.

Tekstin e betimit e lexoi kryeministri i sapo zgjedhur, Albin Kurti.

“Ne, anëtarët e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, betohemi solemnisht se me përgjegjësi, përkushtim dhe me ndershmëri do t’i kryejmë të gjitha detyrat dhe punët që i kemi sipas mandatit të dhënë nga ky Kuvend, gjithmonë duke zbatuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjin dhe vendimet e miratuara duke respektuar parimet, normat dhe standardet ndërkombëtare për liri, barazi në interes të përparimit ekonomik, arsimor, kulturor e të gjithëmbarshëm të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Betohemi”, tha Kurti.

Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës

Votohet Qeveria Kurti

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 3 février 2020

.