Besa Llugiqi

Besa Llugiqi shkëlqen në skenën e Operës Baltike në Gdansk të Polonisë

Sopranoja kosovare, Besa Llugiqi ka shkëlqyer në skenën Operës Baltike në (Opera Baltycka) Gdanks të Polonisë.

Për dy ditë me radhë, më 19 dhe 20 mars 2022, sopranoja Llugiqi ka interpretuar rolin kryesore, të Tais në operën “Tais” (Thais) të kompozitorit francez, Jules Émile Frédéric Massenet.

Kjo nuk është hera e parë që Llugiqi interpretoi në Operën e Gdanskit. Sopranoja Llugiqi debutoi më 2019 para publikut polak në këtë operë.

Pas shfaqjes, përmes një video mesazhi, sopranoja ka thënë se para publiku polak ka dhënë maksimumin e vlerave të saja artistike.

“Jam e lumtur që performova dy net rresht rolin e kryesor të Tais para publikut polak. Çka vlen të theksohet është solidarizimi i gjithë stafit të shfaqjes, solistëve, orkestrës, korit me luftën që po zhvillohet Ukrainës”, ka thënë ajo, gjatë video mesazhit.

Ajo ka thënë se gjatë koncerteve është interpretuar edhe Himni i Ukrainës, në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas.

Rolin e saj, besa Lllugiqi e interpretoi e përcjell edhe emra të njohur të muzikës operistike polake.