Begaj takohet me Lajçak: Shqipëria mbetet e vendosur të luajë rolin e saj për rikthimin në tryezën e dialogut

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Begaj thotë se e ka siguruar Lajçakun, që Shqipëria mbetet e vendosur që të vijojë të luajë rolin e saj për deeskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe për rikthimin në tryezën e dialogut.

“E sigurova të Dërguarin e Posaçëm të BE për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak, se Shqipëria mbetet e vendosur që të vijojë të luajë rolin e saj për deeskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe për rikthimin në tryezën e dialogut”- ka shkruar Begaj në Facebook.

Sipas presidentit shqiptar, roli i BE-së në këtë proces, por edhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajon, është me rëndësi të veçantë.