Ilustrim

Bashkëpunimi qytetar - Polici, arrestohet personi i kërkuar

Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale në Pejë ka arrestuar personin e kërkuar, Ali Morinën, i cili kërkohej për vepër penale hyrje në sistemet kompjuterike, kanosje dhe lëndime të lehta trupore.

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 13.03.2021, është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në trajtimin e rasteve. Ali Morina ishte shpallur si person i kërkuar nga policia më 12 mars të këtij viti.