Foto: Sali Berisha, Facebook

Basha dha dorëheqjen, reagon Sali Berisha

Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të PD-së.

Berisha ka thënë se bashkimi i demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre është përparësia e PD-së.

“Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit është rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD”, ka thënë ai me anë të një postimi në “Facebook”.

Berisha ka ftuar demokratët të punojnë së bashku për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

Ndryshe, para pak çastesh këtë vendim Lulzim Basha e ka prezantuar para grupit parlamentar dhe kryesisë.