Balkan Natural Adventure, kompania e parë turistike në Kosovë që certifikohet me ISO 9001

Kompania ‘Balkan Natural Adventure’, është certifikuar me ISO 9001, certifikatë të menaxhimit, duke u bërë kompania e parë që ka këtë liçencë dhe punon ekskluzivisht me turizëm në Kosovë.

ISO do të thotë Organizata Nderkombëtare e Standartizimit . Ky organizëm përpunon dhe publikon norma ndërkombëtarë për sektorë të ndryshëm ekonomik ose të prodhimit.

Certifikimi është bërë nga kompania kosovare MAAC me ndihmën e një donacioni nga Bashkimi Evropian që ju ka ndarë Balkan Natural Adventure në kuadër të një thirrjeje të Komisionit Evropian për bizneset kosovare.

Certifikimi me ISO, dëshmon përkushtimin e kompanisë për menaxhment të mirë dhe dhënie të shërbimeve të mira për klientët. Ne kuadër të aktiviteteve të fundit të kompanisë, Balkna Natural Adventure ka filluar të paguajë sigurimin shëndetësorë për të gjithë stafin që është i punësuar me orarë të plotë në kompani.

Balkan Natural Adventure është tur operatorë kosovarë që punon ekskluzivisht me turizëm ardhës nga vendet e ndryshme te botës.