Ilustrim

Babai nga Ferizaj raporton për grabitjen e dy vajzave

Një baba nga Ferizaj ka raportuar në polici se dy të dyshuar ia kanë grabitur dy vajzat e tij.

Sipas raportit të policisë, ankuesi ka treguar se si grabitësit kanë marrë vajzat e tij me forcë dhe i kanë dërguar në fshat, ku më pas i kanë braktisur.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sipas raportit policor, dyshohet për sulm seksual.

Ngjarja ka ndodhur me datën 7 dhjetor në ora 17:00.