Babai dyshohet se i rrahu dy vajzat e tij të mitura, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Lipjan më 20.03.2024 pasi dyshohet se ka rrahur dy vajzat e tij të mitura.

Sipas raportit ditor të organeve të rendit, viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje” – njoftoi Policia më 21.03.2024

Rasti po trajtohet si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.