Avokati Vokshi: Është shumë i rëndësishëm vlerësimi i performancës së gjyqtarëve

Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve.

Avokati Urim Vokshi ka thënë se vlerësimi i performancës së gjyqtarëve është i rëndësishëm.

“Mendoj që është shumë e rëndësishme vlerësimi i performacës së gjyqtarëve me u avancu tutje edhe me u marrë masa për ata të cilët nuk janë mirë në performancë”, ka thënë Vokshi.

Vokshi ka thënë se për një gjyqtar të shkallës së parë çdo një e treta lëndë ai nuk e vendos si duhet proceduralisht ose nuk e vendos si duhet në kuptimin material sepse nuk e gjykon drejt përkundër që e ka vërtetuar gjendjen faktike.

“Është shqetësuese si statistikë në nivel vendi, çdo e treta lëndë mos me u vendos drejt është shqetësuese dhe kur e shtojmë dimensionin që kemi gjyqtarë të jashtëzakonshëm të cilët statistikat duhet të jetë 80-90% e rasteve të cilat i ka vendos drejt i bjen që kemi gjyqtarë të tjerë të cilët e kanë nën 50% statistikën e tyre”, është shprehur Vokshi.