Avokati i Kadri Veselit: Bëra një gabim kur thashë se Nazim Bllaca ka vdekur

Avokati Kadri Veselit, Ben Emmerson në fund të seancës së sotme në Tribunal të Hagës ka pranuar se ka bërë një gabim gjatë deklarimit të tij, kur ka thënë se dëshmitari Nazim Bllaca ka vdekur.

“Bëra një gabim, thash Nazim Bllaca ka vdekur…”, sqaroi avokati Emmerson.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emerson gjatë seancën së stome në Hagë, disa orë më parë deklaroi se dëshmitari Nazim Bllaca ka vdekur, mirëpo kjo është mohuar nga familjarët e Nazim Bllacës.

“Ka pasur një dëshmitar që ka pasur lidhje me Serbinë, Nazim Bllaca, e i cili ka vdekur”, kishte thënë sot gjatë ditës, Be Emmerson, avokat i Kadri Veseli.

Në Kosovë, Nazim Bllaca kishte statusin e dëshmitarit të prokurorisë, është vetëshpallur agjent i ShIK-ut dhe në vitin 2009 kishte dalë në publik për të rrëfyer pretendimet e tij për shumë krime të pasluftës.

Si pasojë e dëshmive që Nazim Bllaca ka dhënë, deri më tani janë mbajtur tri gjykime penale. Në gjykimin e fundit ai vetë ka qenë i akuzuar dhe është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku i ka zgjeruar akuzat për krime lufte, torturë dhe vrasje të paligjshme.