Avdullah Hoti shërohet nga COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti  ka njoftuar se pas dy javësh izolim dhe trajtim mjekësor është shëruar nga COVID-19 dhe nga sot ka filluar punën.

“Bashkëndjej dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar.”, ka shkruar Hoti.

Tutje Hoti ka thënë se do të ju qëndrojë pranë qytetarëve e bizneseve në ballafaqimin me pasojat e shkaktuara nga pandemia

Në Kosovë janë infektuar 11.686 persona, 7.562 persona janë shëruar dhe 416 kanë vdekur.