Avdullah Hoti - LDK

Avdullah Hoti i përgjigjet Haki Abazit: Qeveria ra faji yt dhe i shefit tënd

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministrit në detyrë, Haki Abazit.

Reagimi i Hotit vjen pasi që nga Abazi u quajt “vegëz të krimit brenda qeverisë”.

“Të mbetur duarthatë dhe të frikësuar për çfarë do të ndodhte pas dy – tre muajsh, apo edhe në vitin e parë, krimi siguroi vegëzën e tij brenda qeverisë, nëpërmjet – ish-homologut tim tashmë – zotëri Hoti”, kishte shkruar sot gjatë ditës zëvendëskryeministri Haki Abazi.

Hoti përmes një publikimi në Facebook ka shkruar se Haki Abazi po thotë të pavërteta për të dhe se nuk i ka fajet që Qeveria Kurti ra dje.

Avdullah Hoti është deklaruar i lumtur që LDK nuk e kishte pranuar Abazin në vitin 2018 sepse, sipas tij, ai nuk kishte frymuar LDK si qasje dhe diskurs politik.

“Z. Abazi po nxjerr vrere ndaj meje. Po thote te paverteta me vetedije te plote, qe as zogjte e malit nuk i hane. Une nuk i kam faj qe nuk zgjati qeverisja jone e perbashket dhe ai kete e di. Fajet i ka shefi i tij, por edhe ai vete. Ndoshta tash i kane dhene detyre te me shaje mua e LDK-ne, sic e ka pasur detyre me heret te shante Vetevendosjen e PDK-ne. Me kedo qe kam punuar edhe nje dite te vetme une mundohem ta ruaj respektin. Por, ky nuk po me le hapesire per kete. Sa i lumtur jam qe nuk e kemi pranuar ne LDK me 2018, kur me vinte ne zyre e kerkonte te futej ne strukturat tona. Intuita ime atehere me thoshte se ky nuk eshte njeri i keq, por se nuk frymon LDK si qasje dhe diskurs politik. Kete te fundit e kam besuar edhe atehere, e shume me teper sot. Nderkaq, per te paren tash e mora vesh se paskam qene teper gabim, se ky qenka edhe i lig. Eshte mire ta pyes baben e vete, dhe te turperohet pak qe pa asnje te drejte e pa asnje fakt po e shane nje mik te mire te babes se vet”, ka shkruar Hoti.

Madje Abazi në publikimin e tij e kishte akuzuar Hotin se për 50 ditë në Qeveri nuk e kishte dhënë asnjë kontribut.

“Përgjatë 50-ditëve të punës së kësaj qeverie, Hoti nuk ka dhënë asnjë kontribut, përpos tentimit të përditshëm për t’u përplasur me Ministrat e LVV dhe për të krijuar tension e shkaktuar arsye për konflikt”, kishte shkruar tutje Abazi.

“Dje u bë i ditur fakti se që nga dita e parë në qeveri është shquar tendenca e Mustafës, që nëpërmjet Veliut dhe Hotit po mundohej të mbronte veten dhe rrjetin e tij të kupolës së krimit politik e financiar”, kishte shkruar në mes tjerash Abazi.

Abazi e kishte quajtur Hotin edhe servil e mbështetës të Thaçit.