Shefi i ri i Qeverisë austriake, Sebastian Kurz - Foto: REL/AFP

Austria u kthehet kutive të votimit pas “Skandalit të Ibizës” që rrëzoi qeverinë

Ish kancelari austriak i qendrës së djathtë Sebastian Kurz, duket se do kthehet në pushtet vetëm katër muaj pas një videoje thumbuese e cila solli fundin e koalicionit të qeverisë së tij me nacionalistët e të djathtës.

Partia Popullore Austriake e Kurz, pritet të dal e para kur 6.4 mil. austriakë do u drejtohen kutive të votimit të dielën, por duhet edhe të konsiderojnë aleanca të pazakonta pasi që “skandali Ibiza” rikonfiguroi skenën politike të vendit Alpin.

Që nga qershori, Austria ka qenë duke u qeverisur nga një qeveri mbikëqyrëse në krye me avokaten kushtetuese Brigitte Bierlein, pasi që Kurz u bë kancelari i parë në histori i larguar nga pozita me një mocion mosbesimi.

33 vjeçari ishte larguar si shkak i një videoje të filmuar ku lideri i partisë së djathtë (FPO), Heinz-Christian Strache sugjeroi se ai mund të ofroj kontrata publike fitimprurëse në këmbim për mbështetje të fushatës.

Strache dha dorëheqje nga pozita e tij si kryetar dhe partia e tij do shkoj në zgjedhjet e së dielës përballë ish ministrit të jashtëm Herbert Kickl dhe Norbert Hofer, i cili për shumë pak i humbi zgjedhjet presidenciale më 2016.

Me imazhin e pastruar të partisë së lirë e dëmtuar nga skandali i korrupsionit dhe fushatës zgjedhore të dominuar nga kriza klimatike më shumë sesa imigrimit, partia nacionaliste pritet të dalë më keq këtë të diele sesa në 2017. Por një kthim i koalicionit konservative-nacionalist është ende në tavolinë.

Shumë komentues besojnë se ka një preferencë personale të Kurz me të djathtën nacionaliste, “Partia e lirë është më rrezik të mbetet në opozitë, dhe Kurz e di se mund të punojë me ta marrë parasysh shkallën e tij të popullaritetit”, tha Reinhard Heinisch, një studiues politikë i Universiteiti të Salzburgut.

“Një koalicion i madh” me social demokratët e qendrës së majtë (SPO), e cila renditet e dyta në sondazhe, do ta krijonte një qeveri më stabile, gjë që ka qenë normë prej periudhës së pasluftës.

BURIMI – LINK