CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Asnjë i vdekur dhe 2,390 të infektuar me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë rezultuar me COVID-19 2,390 qytetarë.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes kurse janë shëruar 1,291 qytetarë.

Ministria ka shtuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2,556 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Rastet aktive me COVID-19 aktualisht janë 35,051.

“Deri më sot 805,086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 77,437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, ka bërë të ditur ministria më tej.