Arrestohet shtetasi i huaj për dhënie ryshfeti

Një person është arrestuar dje në Vitomiricë nën dyshimin për dhënie ryshfeti.

Sipas njoftimit të policisë i dyshuari, shtetas i huaj, gjatë shqiptimit të në gjobe për kundërvajtje të trafik nga ana e policisë, i ka ofruar para zyrtarit policor.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.