Ilustrim

Arrestohet shtetasi i Gjermanisë në Podujevë, dyshohet se gjuajti me armë në një aheng familjar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë, shtetas të Gjermanisë, në fshatin Kërpihem të Podujevës.

Në raportin 24-orësh të PK-së është njoftuar se i arrestuari dyshohet se kishte shtënë me armë në një aheng familjar.

Tutje është thënë se i dyshuari e ka dorëzuar një pistoletë me gas dhe një karikator.

Gjithmonë referuar raportit policor, rasti i të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 28 dhjetor 2023, në ora 23:50 dhe i njëjti është iniciuar si armëmbajtje pa leje.