ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Arrestohet shqiptari me shtetësi amerikane që tentoi të fusë drogë në Burgun e Dubravës

Një shqiptar me shtetësi amerikane është ndaluar gjatë ditës së djeshme Qendrën Korrektuese në Dubravë pasi tentoi të fusë drogë brenda burgut.

Sipas njoftimit të policisë, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike, i cili përmes vizitës te një i burgosur ka tentuar ta fusë substancën narkotike brenda burgut.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, dhe i është konfiskuar pasaporta.