Arrestohet një shtetas serb në Morinë, i dënuar në Serbi me 9 vjet burg për narkotikë

Policia e Shtetit ka njoftuar se në pikën kufitare në Morinë kanë arrestuar një shtetas serb, 41-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Serbia.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte shpallur kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Themelore Kralevë e ka dënuar me 9 vjet burg, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Pasi e kanë intervistuar, i dyshuari është ndaluar të hyjë në Shqipëri dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë. 

“Në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Serbi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Serbi, shtetasi serb Dushan Joviçiq, 41 vjeç” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, më 25.04.2024.

Policia e Shtetit po ashtu njofton se shërbimet e Policisë Kufitare krahas zbatimit të marrëveshjes për qarkullimin e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjazohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga pikë kufitare në Morinë.