Arrestohet një person në Zubin Potok, dyshohet se mori identitet të rremë si shtetas i Kosovës

Një person është arrestuar nën dyshimin se përmes falsifikimit kishte marrë identitet të rremë si shtetas i Kosovës.

Policia ka njoftuar më 23.03.2024 se arrestimi u krye nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovice Veri.

Fillimisht sipas njoftimit të policisë,  pas një pune intensive operative hetimore në bashkëpunim me zyrtarë nga Agjencisë së Regjistrit Civil dhe në koordinim me prokurorin e shtetit , me datë 22.03.2024  në Qendrën për Pajisje me Dokumenteve në Komunën e Zubin Potok kanë arrestuar  të dyshuarin me të dhëna të rreme nga Mitrovica, i cili  ka tentuar të pajiset me dokumente personale pasaporte dhe patentë shofer.

I njëjti me date 07.06.2013 ne Zyrën e Gjendjes Civile  Mitrovicë veri përmes dokumenteve të falsifikuara është regjistruar me të dhëna të rreme ku me pastaj edhe pajiset me dokumente personale të RKS-së si letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shofer.

Me datë 05.01.2024 i dyshuari është paraqitur  për aplikim në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Zubin Potok për t’i vazhduar afatet kohore të  dokumenteve  personale të Kosovës.

Në bashkëpunim me Inspektoratin pranë ARC-së dhe verifikimin e dokumenteve që i dyshuari i ka paraqitur me rastin e aplikimit, është ardhur deri të një dyshim i bazuar se kemi të bëjmë një person i cili ka marre identitet të rreme si shtetas i RKS-së. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48