Arrestohet një person në Ferizaj, i konfiskohet një armë me nëntë fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, një person është arrestuar në Ferizaj.

Sipas Policisë, i dyshuari është ndalur në një pikë kontrolle në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Gjatë kontrollit të veturës, të shoferit dhe dy pasagjerëve është gjetur një armë zjarri me nëntë fishekë.

Të tre personat janë dërguar në stacionin policor në Ferizaj.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është liruar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti është iniciuar si “Mbajtje ne pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës” dhe se do të vazhdohet me procedura të mëtejme hetimore.