Ilustrim

Arrestohet një përfaqësues i shpedicionit, dyshohet për mashtrim të Doganës

Një person është dërguar në mbajtje për 48 orë pasi që i njëjti me qëllim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se ka falsifikuar dy urdhër-pagesa, të cilat i ka përdorur për të mashtruar Zyrën e Doganës duke i paraqitur si të vërteta.

Ngjarja ka ndodhur sot.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit dhe Korrupsionit (DHKEK), në bazë të dyshimeve të ngritura për këtë rast ka njoftuar se kanë ndërmarrë veprime të shpejta operativo-hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë.

“Pas një mori veprimesh intensive hetimore, sot me datën 08.11.2021 hetuesit e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ne rajon, kanë vërtetuar se i dyshuari me iniciale (V.B.) përfaqësues i shpedicionit me qellim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se ka falsifikuar dy urdhër pagesa të cilat i ka përdorur për të mashtruar zyrën e Doganës, kinse i ka proceduar pagesat në të vërtetë”, thuhet në një komunikate për media të lëshuar nga Policia e Kosovës.

Me këtë i ndaluari dyshuari se ka kryer veprat penale – falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim.

Tutje ata thanë se ndalesa e të dyshuari për 48 orë është marrë me vendim të prokurorit.