Arrestohet një kadet policor, dyshohet për dhunimin e një të miture 

Një kadet policor po dyshohet se është përfshirë në një rast dhunimi të një të miture në Lipjan. 

KALLXO.com mëson se kadeti policor është arrestuar ndërsa është dërguar në mbajtje. 

Informacionet që posedon KALLXO.com thonë se rasti ndërlidhet me një raportim fillimisht për zhdukjen e një të miture në Lipjan. 

Rastin e kishte raportuar babai i saj në polici ndërsa e mitura ishte shpallur e zhdukur më datë 30.06.2024. 

Kështu të paktën thuhet në raportin policor të datës 02.07.2024. 

“Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet”- thuhet në raportin policor. 

Siç mëson Kallxo.com viktima mbrëmë më datë 01.07.2024 ka shkuar në stacion policor dhe e njëjta ka raportuar rastin e dhunimit gjithashtu ndaj të njëjtës janë bërë edhe ekzaminimet mjekësore, kurse i dyshuari është dërguar në ndalim.