Arrestohet një grua në Drenas pasi rrahu një grua tjetër

Një grua është arrestuar pasi kishte rrahur një grua tjetër.

Policia ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme pas një mosmarrëveshjeje dy gra janë përfshirë në një rrahje në Gllogoc.

Sipas raportit policor, dyshohet se njëra ka sulmuar fizikisht tjetrën, e cila është shtetase e Shqipërisë.

Rasti në polici është hapur si dhunë në familje. Viktima ka marrë lëndime trupore nga sulmi fizik dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prishtinës.

E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë.