Kallashnikov, Ilustrim

Arrestohet një 19 vjeçar nga Vllahia e Mitrovicës, dyshohet se gjuajti me armë

Një 19 vjeçar nga fshati Vllahi e Mitrovicës është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës. i njëjti, sipas forcave të rendit, dyshohet për posedim dhe gjuajtje të armës.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze te informatave kanë arritur ta identifikojnë vendin nga kane ardhur te shtënat,  si dhe kanë arritur ta identifikojnë te dyshuarin V. F., 19 vjeçar dhe ta shoqërojnë në stacionin policor”, njofton zyra për medie e Policisë së Kosovës, rajoni i Mitrovicës.

“Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën gjysme automatikë prodhim jugosllav pa fishekë”, vijon njoftimi.

Të dyshuarit i është caktuar edhe masa e ndalimit ndërsa ai do të ballafaqohet me disa vepra penale.

“Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, të dyshuarit në fjalë i është caktuar masa ndalim policor. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”, thuhet në fund të njoftimit.