Foto: Ilustrim

Arrestohet nga Policia, një shtetas i huaj i dyshuar për vjedhje të arit dhe bizhuterive

Policia e Kosovës njoftoni se ka arrestuar një shtetas të huaj pasi dyshohet se ai kishte vjedhur ari dhe bizhuteri në një nga lokalet në Prishtinë.

Sipas Policisë, i dyshuari është kapur në lokalin e një gruaje e cila edhe është ankuar për rastin.

“Njësitet policore gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një mjet të mprehtë-thikë”, njofton Policia.

Organet e rendit njoftojnë se të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.