Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet në Podujevë i dyshuari për rrahje të gruas dhe fëmijëve

Një person është arrestuar nga policia në Podujevë për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 23:00.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar pasi ka rrahur gruan dhe dy  fëmijë e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.