Foto: Ilustrim

Arrestohet “ministri”

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka prezantuar vetën si ministër, pa qenë i tillë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

I dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit për shkak se gjykata e kishte dënuar me vendim të formës së prerë.

I njëjti, po ashtu ka pasur dhe urdhër arrest nga gjykata.