Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Bresje të Fushë Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar vozitësin, i cili dyshohet se mbrëmë me 30.03.2025 në Bresje të Fushë Kosovës, ka goditur një këmbësor, i cili si pasojë ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 21:00 në Bresje të Fushë Kosovës.

Aksidenti në Bresje, viktima është një këmbësor