Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për trafikim me njerëz

Një person i dyshuar për trafikim me njerëz është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, i dyshuari për trafikim me njerëz është arrestuar gjatë ditës së djeshme në një lokacion në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera rreth këtij rasti.