Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një burrë pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të moshës së mitur.

Rasti ka ndodhur në Drenas (Gllogoc) gjatë ditës së djeshme në mesditë.

I arrestuari pasi intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.

Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.