Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për grabitjen e një banke në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 02.07.2024, është arrestuar edhe personi i dytë, i cili po kërkohej në lidhje me një grabitje të armatosur që kishte ndodhur më 01.09.2023 në një bankë në Prishtinë.

Njëri nga të dyshuarit ishte arrestuar, kurse tjetri ka qenë në kërkim policor.

Sot, më 02.07.2024, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë është identifikuar dhe më pas arrestuar i dyshuari D.T. (viti i lindjes 1989).

Sipas Policisë, tek i dyshuari është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë, dy thika, një telefon dhe një varëse ari, të cilat i janë konfiskuar.

Në konsultim me prokurorin, i njëjti është ndaluar dhe pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit.