Ilustrim
Arrestohet i dyshuari në Mitrovicë për përfshirje në rrahje
18.3.2021 - 11:13
Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në komunën e Mitrovicës.
I arrestuari dyshohet se ka qenë i përfshirë në rrahje, nga e cila njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe për gjendjen e tij raportohet të jetë stabile.
Ndërsa dy personat e tjerë kanë lëndime nga mjete të forta të përdorura gjatë rrahjes.
“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së shkurtër”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Evila Qelebia”.