Foto: Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar pasi vodhën data bazën me të dhëna të një firme

Një grua në Prishtinë ka raportuar dje në polici për një rast të vjedhjes së identitetit dhe pajisjes së qasjes.

Sipas ankueses katër persona të dyshuar, i kanë vjedhur komplet data bazën me të dhënat e firmës, dhe janë duke e përdorur për përfitime personale.

Gruaja ka bërë të ditur se të dyshuarit më herë kanë qenë punëtorë të saj.

Dy nga të dyshuarit janë arrestuar nga ana e policisë, dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë pas intervisitmit, janë liruar në procedurë të rregullt.