Arrestohen 3 zyrtarë të Komunës së Kamenicës, dyshohen për keqpërdorim me tenderë

Tre zyrtarë të Komunës së Kamenicës dhe një pronar i kompanisë janë arrestuar sot për shkak të dyshimit për keqpërdorim me tenderë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se nuk mund të japë detaje të tjera në lidhje me arrestimin.

“Mund të ju konfirmoj se 4 persona janë arrestuar sot ne rajonin e Gjilanit, në Kamenicë, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për vepra penale: Keqpërdorim i Pozitës zyrtare dhe Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik, ndërsa për detaje tjera do të njoftoheni përmes komunikatës për media”, ka thënë Hoxha për KALLXO.