Arelena Shala, kosovarja e parë e diplomuar në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara

Vajza nga Prizreni, Arelena Shala është kosovarja e parë e diplomuar në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rreth diplomimit të Arelenes, në njoftimin e Universitetit Stanford thuhet se Arelena aspiron të punojë si oficere e inteligjencës ushtarake në Ushtrinë e Kosovës , ku synon të drejtojë një përpjekje ndërkombëtare në kundër-terrorizmin në peizazhin e sigurisë në Ballkan.

Sipas njoftimit të universitetit të Stanford, Arelena u internua në Institutin për Teknologji Kreative, Universiteti i Kalifornisë Jugore, ku ajo punoi me një ekip të Navy SEAL në zhvillimin e metodave me bazë video, të rindërtimit tre-dimensionale të mjediseve për të përmirësuar aftësitë e inteligjencës ushtarake.