Arben Vitia, Foto: Ministria e Shëndetësisë

Arben Vitia kthehet në krye të ministrisë së Shëndetësisë

Kryeministri Kurti ka emëruar përsëri Arben Vitinë si ministër të Shëndetësisë.

Kjo do të jetë hera e tretë që Arben Vitia do ta udhëheq ministrinë e Shëndetësisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij” –  thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Për herë të fundit, Arben Vitia kishte dhënë dorëheqja nga detyra e ministrit, për të garuar për të parin e kryeqytetit dhe në vend të tij ishte emëruar Rifat Latifi.

Latifi ofroi dorëheqje në tetor të këtij viti.