Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arben Gashi: LVV po u bën shantazh deputetëve të LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se po bëhen shantazhe ndaj deputetëve të LDK-së për mosvotimin e presidentit të vendit.

Gashi tha se ka pasur kërcënime të cilat i quajti të papranueshme.

“Ne jemi një vend demokratik, dhe bindjet ushtrohen në mënyrë të lirë dhe demokratike. Askush nuk guxon të ushtrojë presion, shantazh për bindjen e njerëzve e sidomos për bindjen e deputetëve. Nëse ata vazhdojnë të sillen në këtë mënyrë, do të marrin përgjigje tjetër. Ka pasur telefonata, mesazhe, kërcënime e qëndrime publike që janë të papranueshme. Bindja e tyre është e këtillë, nuk guxohet të kërcënohen deputetët e LDK-së”, u shpreh ai.

Ai tha se do të marrin pjesë në seancë e sotme.

Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe Agim Veliu janë nga LDK-ja të cilët dje nuk morën pjesë në procesin e votimit anipse ndodheshin në sallë.