Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arben Gashi: Fushatën do ta bëjmë në rrjete sociale e debate, jo me tubime të mëdha

Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar fushatën e partive politike por edhe të LDK-së, në kohë të pandemisë.

Ditë më herët, Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka dënuar LDK-së për thyerje të masave anti COVID-19 duke mbajtur tubim me përkrahës.

Sipas Gashit, Komuna ka kryer vetëm punën e saj.

Në anën tjetër, Gashi ka deklaruar se LDK nuk do të organizojë tubime të mëdha elektorale dhe se fushatën do ta orientojë në debate televizive e në rrjete sociale.

“Çështja e tubimeve do të jetë shumë delikate. Mënyra e komunikimit me elektoratin do të jetë delikate për shkak të gjendjes së pandemisë. Organizimi ka lëvizë. Nuk ka më organizime të mëdha, më shumë ka rrejte sociale, debate. Fokusi nuk do të jetë në organizime të mëdha, por në tubime të vogla vetëm me degë e nëndegë. Për momentin nuk planifikohen tubime të mëdha”, tha Gashi në “Kallxo Pernime”.