Amnesty International: Ndëshkimi kolektiv i Izraelit ndaj civilëve të Gazës përben krim lufte

Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International” i kërkoi të premten Izraelit ta heqë “menjëherë” bllokadën e tij në Gaza, duke thënë se “ndëshkimi kolektiv” i civilëve për mizoritë terroriste të Hamasit përbën një krim lufte.

Bllokada e Izraelit në territorin me popullsi të dendur “e ka zhytur Rripin e Gazës në errësirë dhe do ta përkeqësojë një katastrofë humanitare të vazhdueshme”, thuhet në një deklaratë nga Amnesty International.

“Ndëshkimi kolektiv i popullatës civile të Gazës përbën një krim lufte – është mizor dhe çnjerëzor”, thotë AI.

“Amnesty International rithekson se civilët palestinezë nuk janë përgjegjës për krimet e Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura palestineze dhe Izraeli nuk duhet, sipas ligjit ndërkombëtar, t’i bëjë ata të vuajnë për akte në të cilat nuk luajnë asnjë rol dhe nuk mund t’i kontrollojnë.”

Amnesty International i kërkoi gjithashtu komunitetit ndërkombëtar “të punojë drejt një marrëveshjeje mbi korridoret humanitare”, në Gaza, ku më shumë se 423,000 njerëz janë zhvendosur./CNN