Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, Foto: Ambasada Amerikane

Ambasadori amerikan uron Kosovën: Kemi qenë me ju prej fillimi dhe partneriteti ynë mbetet i fortë si guri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, përmes një video-mesazhi e ka uruar Kosovën me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë.

Hovenier shprehet se ka pasur nderin që të jetë pjesë e historisë së përbashkët të Kosovës dhe ShBA-ve duke parë “hapat e mëdhenj” që janë bërë gjatë këtyre 15 viteve pas pavarësisë.

Ambasadori thekson se menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, më 18 shkurt 2008 ShBA kishte njohur Kosovën si shtet.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare të mbështetjes sonë të hershme dhe të vazhdueshme për Kosovën dhe partneritetit me popullit e Kosovës përderisa ky vend i ri e merr vendin e saj të duhur në strukturat evropiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare”- është shprehur Hovenier.

Hoveneir ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë me Kosovën që nga fillimi dhe partneriteti mbetet i fortë si guri.

“Kemi qenë me ju prej fillimit dhe partneriteti ynë mbetet i fortë si guri. Përderisa shohim përpara, i çmojmë dhe i kuptojmë përpjekjet e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të begatshme, të qëndrueshme dhe të sigurte”- ka deklaruar ai.

“Ne jemi këtu për t’ju përkrahur dhe për të bashkëpunuar me ju. Do të vazhdojmëtë thellojmë këtë partneritet sepse, në thelb, marrëdhënia jonë ka të bëjë me vlerat tona të përbashkëta të lirisë, demkracisë, pavarësisë dhe diversitetit”- shton ambasadori.

Diplomati amerikan ka përfunduar mesazhin duke uruar Ditën e Pavarësisë në emët të puppullit të tij dhe të ShBA-së.

“Prandaj sot përderisa shënojmë këtë rast të paharrueshëm dhe në emër të popullit amerikan, jam krenar të ju shpreh urimet më të përzemërta të ShBA. Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë!”- ka përfunduar Hovenier.

Sot janë bërë 15 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.