Ambasadori amerikan pas takimit me Komisionin parlamentar: Diskutuam për sigurinë kombëtare

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier tha se në takimin me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë u diskutua për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.

“Isha i nderuar të kem këtë  ftesë nga kryetari i komisionit për të diskutuar çështje të përbashkëta. Kishim diskutim të frytshëm për sigurinë nacionale dhe çështje të politikës së  jashtme”, deklaroi ai.

Kurse, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi (LVV) potencoi se gjatë takimit me ambasadorin rikonfirmuan marrëdhënien strategjike me ShBA-në dhe rrugën euroatlantike të vendit.

“Rikonfirmuam lidhjen e marrëdhënieve speciale strategjike me ShBA-të dhe luftë tonë të përbashkët drejtë integrimeve atlantike dhe natyrisht që kjo do të vazhdojë. Komisioni jonë është platformë e hapur dhe miqësore që të dëgjojmë edhe këshillat e ShBA-ve”, ka thënë Abazi.

Takimi i Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ishte i mbyllur për media.

Mbyllet për media takimi i ambasadorit të ShBA-së me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë