Ambasada e Zvicrës anulon terminet e vizave
Ambasada e Zvicrës ka njoftuar se ka anuluar terminet për viza nga sata 16 mars deri në një njoftim të radhës.
Anulimin e termineve ambasada e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook.
Arsyeja e anulimit të termineve është situata e krijuar me virusin COVID-19 nga i cili në Kosovë deri më tash janë konfirmuar 13 raste.
“Mbyllja e ambasadës për vizitorë Për shkak të situatës aktuale dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës, Ambasada e Zvicrës, përfshirë sektorin e vizave dhe TLScontact-in, do të jetë e mbyllur për vizitorë nga 16 marsi 2020 deri në njoftimin e radhës. Terminet për bashkim familjar dhe përgatitje për martesë në Zvicër, të caktuara tashmë nga 16.03.2020 janë anuluar. I këshillojmë të gjithë klientët përkatës ta kontaktojnë Qendrën Rajonale Konsullore në Prishtinë posa të normalizohet situata. Në raste urgjente kontaktojeni ambasadën përmes emailit, ju lutem!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Qeveria e Kosovës dje ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme emergjente për shëndetin publik.