Albin Kurti për Adem Mikullovcin: Ishte Çaplini ynë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje , Albin Kurti, ka shkruar për ikjen e aktorit Adem Mikullovcit në amshim.

Kurti e ka përshkruar Mikullovcin si deputetin e të dy republikave të Kosovës, atë të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, dhe të 17 shkurtit 2008 ndërsa për profesionin e aktorit ia dhënë epitetin “Çaplini ynë”

“Moti është ballafaquar me vdekjen, ka kohë që ka bashkëjetuar me vdekjen. Njeri mendërisht më aktiv nuk kam takuar. Ai nuk mund të mos mendonte vazhdimisht. Aq i gjallë ishte saqë vetëm papritmas mund të vdiste”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti gjithashtu ka përkujtuar Mikullovcin si një artist të angazhuar, regjisor, skenarist, aktor.

“Entuziazmi i tij për neve ishte inspirues. Kujtimi ynë për të është i pashlyeshëm.Jetoi sipas vetes, për të tjerët. Prehu i qetë Baca Adem. Nderime përjetë Çaplini ynë”, ka shkruar në fund Kurti.

Adem Mikullovci vite më parë ishte bërë pjesë e LVV-së, ku me votat e qytetarëve u bë deputet i Kuvendit të Kosovës në vitin 2017.

Mikolluvci vdiq sot në orët e hershme të mëngjesit.

Varrimi i aktorit Adem Mikullovci bëhet sot pasdite