Varrimi i aktorit Adem Mikullovci bëhet sot pasdite

Varrimi i aktorit dhe ish-deputetit Adem Mikullovci bëhet sot, në ora 16:00, në varrezat e qytetit të Prishtiëns, në Lagjen “Arbëria”.

Familjarë të të ndjerit kanë njoftuar për ceremoninë mortore.

“Varrimi i të dashurit tonë Adem Mikullovci do të bëhet në varrezat e qytetit në Dragodan/Arbëri me Ikindi në ora 16:00. Pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë është vendosur fotografia ku mund të bëhen homazhe nga ora 10:00!”, ka njoftuar përmes Facebookut, Lumnije Mikullovci, bashkëshortja e Adem Mikullovcit.

Aktori dhe ish-deputeti Adem Mikullovci ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit në moshën 81 vjeçare.